Banorët protestë në Kurbin: Ku është spitali?

0
151

Mungesa e spitalit prej afro dy vitesh, ka ngritur në protestë aktivistët e shoqërisë civile në Kurbin.

Ata janë mbledhur para kantierit ditën e sotme, aty ku ka nisur ndërtimi i spitalit të ri, punimet në të cilin janë ndërprerë prej dy muajsh.

“Kërkojmë nga drejtoria e spitalit Laç, drejtoria rajonale Laç, dhe Ministria e Shëndetësisë, të bëjë të njohur projektin, procedurat e tenderimit dhe të japë llogari për mungesën e tij deri më sot dhe për mungesën e informacionit të publikut”, pohoi aktivistja e shoqërisë civile.

Janë rreth 70 mijë banor të Kurbinit që kanë mbetur pa shërbim shëndetësor, dhe për çdo kontroll sipas tyre duhet ti drejtohen Lezhës ose Tiranës.

“Ku është spitali?”, “Projekte apo propagandë?”, “Kur mbarojnë katër muaj”. Ishin disa nga parullat që mbanin në duar protestuesit

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here