IKMT është duke vijuar aksionin për shembjen e “Prestige Resort” edhe këtë të shtunë. Raportohet se është duke u zhvilluar një aksion në katin e parë të godinës dhe se IKMT ka vijuar punën gjatë gjithë natës.
Aktualisht janë duke shembur kolonat kryesore. Në katin e parë thuajse ka përfunduar prishja dhe po vijojnë në katin e dytë, ndërkohë që shumica e orendive nuk janë tërhequr.
Ndërkohë IKMT-së dhe forcat xheniere janë ende duke punuar për të vendosur eksplozivin për shembjen e objektit.