Anxhela Peristeri këndon e dyta sonte në finalen e madhe

0
138

Në Roterdam të Holandës, sonte në orën 21:00 do të transmetohet live nata finale e Festivalit Evropian të Këngës, ku Anxhela Peristeri do të interpretojë e dyta në radhë  pas Qipros, këngën ‘Karma’.

‘Karma’ u interpretua nga Anxhela në gjysmëfinalen e dytë të Eurovision-it të enjten. Muzika nga Kledi Bahiti, teksti nga Olti Curri dhe performanca elektrizuese e Anxhela Peristerit, i siguroi Shqipërise një vend në finalen e madhe të festivalit.

Performanca e zjarrtë e Anxhelës është pritur me entuziazëm nga publiku europian. Vokali impresionues dhe pamja imponuese e 35 vjeçares kanë fituar zemrën e shume evropianëve, sipas komenteve dhe kritikatave pozitive që ajo ka marrë në rrjete sociale.

Kujtojmë se të gjithë shqiptarët e diasporës mund të votojnë Anxhelën me numrin 11 sot nga vendet ku jetojnë

Premisat për një çmim të mirë janë shumta. Mbetet për tu parë nëse bukuroshja shqiptare do të marrë vlerësimin që meriton sot.

Pavarësisht çmimit një gjë është e sigurt, Anxhela Peristeri ka fituar zemrat  të gjithëve me vokalin e saj imponues.

Sot në finalen e madhe të Eurovision-it konkurrojnë 26 këngë.

Nga nata e parë gjysmëfinale janë përzgjedhur 10 finalistë:

Azerbajxhani

Belgjika

Qipro

Izraeli

Lituania

Malta

Norvegjia

Rusia

Suedia

Ukraina

Ndërsa nga nata e dytë gjysmëfinale janë përzgjedhur 10 finalistët tjerë:

Shqipëria

Serbia

Bullgaria

Moldavia

Portugalia

Islanda

San Marino

Zvicra

Greqia

Finlanda

Hollanda dhe 5 shtetet e mëdha: Franca, Gjermania, Italia, Spanja dhe Mbretëria e Bashkuar, kanë kaluar automatikisht në natën finale.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here