Largohet nga detyra Thoma Gëllci, ja kush e merr drejtimin e RTSH

0
147

Drejtori i Përgjithshëm i RTSH, Thoma Gëllci është liruar nga detyra. Vendimi është marrë nga Këshilli Drejtues i RTSH, me votimin pro të tetë anëtarëve.

Në vendim thuhet se duke qenë se mandati i Thoma Gëllcit ka përfunduar që më 06.05.2021, Këshilli Drejtues i RTSH konstaton se çdo veprim i ndërmarrë nga drejtori i RTSH pas përfundimit të mandatit përben shkelje , pasi është në tejkalim të kompetencave të tij, për të cilin do të mbajë përgjegjësi ligjore.

Drejtimi i RTSH i kalon zv.drejtorit të Përgjithshëm, Martin Lekës. Vendimi është marrë një ditë më parë dhe ka hyrë në fuqi menjëherë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here