Skandali/ Vota ishte shpallur si e pavlefshme pasi “+” ishte jashtë kuadratit, KAS e quan të vlefshme për PS-në

0
250

KAS ditën e djeshme vendosi  për të mos përsëritur zgjedhjet në Berat vetëm për të rinumëruar votat në 114 kuti votimi në këtë qark nga 277 kuti që janë në total.

Ndërkohë, gjatë numërimit të njërës prej kutive ka rezultuar një votë për PS-në që ëhstë shpallur e pavlefshme nga KZAZ, pasi ka pasur shenjën “+” jashtë kuadratit përkatës.

Por një votë e tillë më pas është quajtur e vlefshme nga KAS-i duke numëruar si një votë për Partinë Socialiste.

Rinumërimi në Berat do të bëhet kryesisht për subjektet zgjedhore dhe vetëm në katër kuti votimi do të rinumërohen edhe votat e kandidatëve.

Rinumërimin e votave e kishte kërkuar LSI-ja që humbi mandatin për 77 vota.

Nga ana tjetër KAS rrëzoi kërkesën  e Partisë Demokratike dhe Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, për shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve në qarkun e Vlorës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here