Kryemadhi zbardh bisedën e zhvilluar me ambasadorin Lu: Ja mesazhi që më dha

0
231

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka folur rreth takimit që ajo zhvilloi sot me ambasadorin amerikan Donald Lu. Kryemadhi tha se takimi me amabsadorin ishte programuar për t’u zhvilluar të hënën por u shty për shkak të protestës.

“E kishim lënë për të hënën dhe e shtym për të mërkurën. Vizita kishte në thelb vizitën time në SHBA.

E falenderova për ndihmesën që dha për të realizuar vizitën e LSI-së në SHBA. Diskutuam dhe për situatën aktuale në vend”, tha Kryemadhi.

Kryetarja e LSI-së ka zbuluar edhe mesazhin që ambasadori Lu i paraqiti.

“SHBA-të janë të vendosura për të vijuar reformën në drejtësi. Ngritja e KLP, zgjedhja e SPAK-ut dhe Byrosë së Hetimit, janë pikat më të rëndësishme që SHBA-të janë të vendosura dhe nuk do tërhiqen”, tha kreyetarja e LSI-së duke ju referuar mesazhit që ju dorëzua nga ambasadori.

Kryemadhi tha se ajo e siguroi ambasadorin për mbështetjen në këtë reformën. “Ofrojmë rrogat tona për të marr ekspertë shtesë për të bërë sa më shpejt vettingun”, u shpreh Kryemadhi duke ju referuar bisedës së zhvilluar me ambasadorin Lu.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here