Gjurmët e një varreze antike që i përket periudhës romake dhe një furrë janë zbuluar jashtë mureve të Apolonisë gjatë punimeve për by-pass-in. Për arkeologun Neritan Ceka zbulimi konsiderohet i një rëndësie të veçantë pasi ndriçon një periudhë të rëndësishme të zhvillimit të Apolonisë që i kalon edhe muret e qytetit antik, ndërsa objektet janë me diferencë qindra vjeçare nga njeri-tjetri.
Zbulimi ka një domethënie të madhe, ndaj po punohet me shume kujdes për të mos i dëmtuar objektet. Momentalisht punimet për ndërtimin e rrugës së re që lidh by passin me Apoloninë janë ndërprerë derisa të shpëtohen të gjitha objektet e gjetura gjate gërmimeve.
Aksi që pritet të ndërtohet do të jetë edhe një rrugë turistike qe do të shoqërojë vizitoret deri në parkun e Apolonisë.