Të shesin jahtet të paguajnë të papunët/ Manjani nuk ja përton Ramës: Shite shtëpinë tënde dhe….

0
103

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka reaguar ashpër ndaj Kryeministrit Edi Rama, i cili pak ditë më parë deklaronte se të pasurit duhet të shesin jahtet apo shtëpitë e treta apo të katërta që kanë për të paguar punonjësit e tyre.

Manjani shkruan se kjo nuk është logjikë as populiste dhe as ekonomike, ndërsa shkruan në rrjet se Rama mund të shesë shtëpinë e tij dhe t’i paguajë pagat punonjësve të shtetit.

“Po mirë, ja i shitën dhe jahtet dhe e paguan papunsinë edhe këtë muaj, po pastaj?!

Me cilën llogjikë justifikohet kjo deklaratë?!

Më llogjikën ekonomike?!”, shkruan ai.

Postimi nga Manjani: 

“Të pasurit të shesin jahtet e të paguajnë puntorët”- njofton Kryeplaku i Surrelit.

Po mirë, ja i shitën dhe jahtet dhe e paguan papunsinë edhe këtë muaj, po pastaj?!

Me cilën llogjikë justifikohet kjo deklaratë?!

Më llogjikën ekonomike?!
Po nuk del hesapi, të shesësh pasuri të hash bukë pa punuar.

Me llogjikën populiste?!
Po mirë, të shesë shtëpinë e vet Ai e të paguajë rrogat e punojnëve të shtetit. Kaq llogjikë besoj e ka që të kuptojë se aty përfundon kjo lloj ideje.

Me teorinë e Marksit?!
As leshin e mjekrës se kanë njësoj, jo më fjalët që emetojnë.

Me urrejtjen ndaj pasurisë?!
Po pse jo ndaj pasurisë së vet?!

Nuk gjej llogjikë me thënë të drejtën të justifikojë atë deklarim, përveç nevojës që ka për të dëgjuar vetëm zërin e vet.

#naruajtëperëndiamendtë#

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here