Zgjedhjet në PD, Paloka: Nuk ishte momenti i duhur për reagim…

0
125

Në momentin që dolën reagime nga grupi që kërkoi dorëheqjen e Bashës, unë kam reaguar dhe kam thënë se nuk është momenti i përshtatshëm të kalojmë në kërkesa të tilla, pasi jemi në një proces ku po kontestojmë 25 prillin. Do të ishte më e përshtatshme që të mbyllej ky proces dhe më pas të kalohej në analiza. Unë i mirëkuptoj edhe kolegët e mi, pasi 25 prilli për ne ishte një goditje dhe të gjithë ne jemi të mërzitur me atë që ndodhi dhe përpiqemi të gjejmë zgjidhje se si duhet të reagojmë me një qeveri si ajo e Ramës. Megjithatë, mendoj se nuk ishte momenti i duhur për të reaguar. Megjithatë, derisa kjo lojë u hap nuk ishte fare e përshtatshme që kjo lojë t’u hidhej kundërshtarëve si ushqim kundër demokratëve që sakrifikojnë prej 8 vitesh”.

Kështu i komentoi në A2 zhvillimet e fundit në PD nënkryetari Edi Paloka, ku është përcaktuar 13 qershori për mbajtjen e zgjedhjeve për kryetarin e partisë.

Pse u dorëhoq Bozdo nga komisioni i zgjedhjeve? “Kandidaturat i përzgjedh kryesia, jo komisioni. Kam besimin e plotë se ky komision do të krijojë kushtet dhe nuk do të ketë asnjë arsye për kontestim. Bozdo, që mbrëmë, kërkoi kohë për çështjet e tij, për të vendosur. Nuk e di arsyen. Ne vendosëm ta kalojmë listën ashtu siç ishte, duke pasur parasysh që ishte edhe zoti Gjata si zëvendësues. Ishte një çështje proceduriale. Dorëheqja e tij nuk ka asnjë lidhje me komisionin, është një gjë që e diskutuam që mbrëmë”.

Më tej, Paloka tregoi edhe se çfarë ndodhi në mbledhjen e Këshillit Kombëtar, duke e cilësuar atë një mbledhje model. “Ka pasur debate. Aty ishin mbi 200 persona. Nuk ka gjë që ngelet pa u bërë transparente. Nuk pati ngritje zëri, pati momente kur dikush kërkonte shkurtimin e kohës së debatit. Vetëm një moment pati kur ndërhyri një militante e partisë, që nuk ishte anëtare e këshillit kombëtar. Zonja u sqarua që nuk është anëtare e këshillit kombëtar dhe ju kërkua që të largohet. Kjo ka qenë ngjarja më dramatike e mbledhjes së djeshme, e cila ishte model”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here