Masakra elektrorale, akuza nga Braimllari: Situata po rëndohet, grupet kriminale do kërkojnë shpërblimin nga Rama

0
317
Lëvizja Socialiste për Integrim akuzon qeverinë Rama për masakrën elektorale të 25 prillit. Endrit Braimllari në një postim në facebook, shprehet se rama përdori çdo strukturë kriminale , shtetërore në funksion të tij.
Por ajo që e bën më shqetësuese situatën thotë Braimllari është fakti se tashmë gjendja po rëndohet, kjo për faktin se kriminelët po i kërkojnë shpërblimin Edi Ramës.
Postimi
Masakra elektorale e 25 Prillit eshte deshmia sesi Edi Rama dhe Rilindja perdori çdo strukture kriminale, shteterore ne funksionin e tij personal. Grupet kriminale, ministrat, kryetaret e bashkive, drejtoret e drejtorive, Policia e Shtetit te gjithe si nje grup i strukturuar kriminal ne funksion personal te Rilindjes.
Situata ne vend çdo dite e me shume po behet me e veshtire sepse tani grupet kriminale kerkojne shperblimin e kryeministrit, kerkojne mbeshtetje shteterore per te shtrire pushtetin e tyre, per te marre sa me shume territore ne kurriz te qytetareve te thjeshte.
Pasiguria publike rritet çdo dite, varferia thellohet dhe Rilindja pasurohet.
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here