E pazakontë! 18 elefantë gjenden të vrarë në pyll, ja për çfarë dyshohet

0
97

Një tufë prej tetëmbëdhjetë elefantësh të egër aziatikë u gjetën të  vrarë në shtetin lindor të Indisë, Assam. Sipas asaj që raportojnë mediat e huaja, dyshohet se shkak është bërë një goditje masive rrufesh.

“Katërmbëdhjetë elefantë të rritur u gjetën të vdekur nga fshatarët  dhe katër trupa të tjerë u gjetën të shpërndarë në zonën pyjore të Kundoli të Assam, 160 kilometra nga kryeqyteti i shtetit Dispur”- tha zyrtari lokal i kafshëve të egra M.K Yadava për Reuters.

Ndërkohë Ministri i pyjeve dhe jetës së egër të Assam, Parimal Suklabaidya, është shprehur se në lidhje me rastin në fjalën do të nisin hetimet.

“Qeveria e shtetit urdhëroi një hetim të nivelit të lartë mbi incidentin. Një raport paraprak sugjeron që vdekjet mund të vijnë për shkak të rrufesë megjithëse duhet të zbulojmë përmes testeve mjeko-ligjore nëse mund të ketë ndonjë arsye tjetër si helmimi ose sëmundja” –tha ai.

Vendasit që gjetën elefantët thanë se kafshët mund të ishin vrarë nga një goditje rrufesh. Një rojtar pyjesh tha se ai kishte parë pemë të djegura në zonë.

Rojtari nuk pranoi të fliste për mediat me arsyetimin që nuk ishte i autorizuar.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here