Sulmet në Jeruzalem dhe Gaza, provokon sërish “Charlie Hebdo”: Kërkohet një shtet për Palestinën

0
99

Pas javësh dhune të ashpër në Jeruzalem, Hamas, grupi islamik që sundon brenda Gazas, lëshoi ​​një breshëri raketash drejt qytetit të shenjtë të hënën në mbrëmje. Hera e parë në më shumë se 7 vite.

Revista satirike franceze “Charlie Hebdo” e cila njihet shpesh për provokimet e saj edhe këtë herë nuk ka qëndruar e heshtur në luftën midis Izraelit dhe Palestinës.

Me anë të disa karikaturave të publikuara ditën e sotme ajo ka provokuar ndjeshëm situatën në rajon ku numri i viktimave ka shkyar gati në 90.

Në një karikaturë shkruhet ‘Një shtet për palestinezët ku shihen disa persona të hipur mbi kuran dhe në det.

Ndërsa në një tjetër shihet një fushë futbolli ku virtualisht luhet ‘ndeshja’ Izrael-Palestinë ku ‘lojtarët’ palestinezë kanë vetëm një pjesë të vogël.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here