Stresi u del kundër shokëve: E lanë Mehmet Qemën të vdiste sepse po pastronin gëzhojat…

0
225

Reperi Arkimed Lushaj u ka dalë kundër shokëve të tij, të cilët sipas tij, janë fajtorët e vetëm për vdekjen e Mehmet Qemës, i cili  u qëllua nga Marjus Dema. Në një postim në Instastory, Lushaj, i njohur ndryshe si Stresi shkruan se shteti nuk ka faj, por shokët e që e lanë gjysmë ore Qemën pa e çuar në spital, pasi kishin mendjen të pastronin vendin, të mblidhnin gëzhojën e të fshihnin armën.

“I bëj thirrje të gjithë mediave mos të besojnë këdo në këtë histori të dhimbshme sepse bëhet fjalë për një djalë që është vrarë aksidentalisht. Po, është e vërtetë por fajin s’e ka shteti, por shoqëria që e lanë 30 minuta pa e dërguar në spital … sepse mblodhën gëzhojën. Pse u gjet pistoleta e hedhur?

Ndërkohë që duhet të merrnin viktimën në krah e ta dërgonin në Spitalin Ushtarak e jo tek Nënë Tereza sepse tek Spitali Nënë Tereza e dimë s’ka policë. Kështu që i bej thirrje mediave, mos besoni këdo, kini kujdes!”- shkruan reperi, status të cilin e fshiu më vonë, por që IconStyle e ka ruajtur dhe e ka publikuar sot.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Postimi i Stresit

Si ndodhi ngjarja?

Qema bashkë më miqtë e tij ishin mbledhur në një lokal të marrë me qira nga Marjus Dema që është një kohësisht dhe autori i krimit. Fillimisht u raportuar se të rinjtë po luanin lojën e rrezikshme ‘ruleta ruse’. Ishte Marjus Dema, ai që mori armën dhe siç e do zakoni qëlloi në drejtim të shokut, të cilit i ra fati i keq për të marrë plumbin e pistoletës me mulli. Qema u dërgua në spital nga miqtë e tij, por fatkeqësisht mbërriti i pajetë në duart e bluzave të bardha. Autori dhe pesë shokët që ishin dëshmitarë janë vënë në pranga tashmë, pasi akuzohen se kanë pastruar skenën e krimit. Nga ana tjetër, policia ka nisur hetimet për ndonjë konflikt të mundshëm, pasi në lokalin ku ndodhi krimi është gjetur një makineri që prodhon bitcoin.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here