Grida Duma me të rinjtë: Duhet të jemi të vërtetë me brezin që do të sigurojë të ardhmen e Shqipërisë!

0
332

Kandidatja për deputete e PD Grida Duma është takuar ditën e sotme të rinjtë dhe të rejat në Kavajë duke uruar edhe besimtarët myslimanë për kremtimin e Fitër Bajramit. Duma deklaroi se ka marrë një falënderim nga myftiu i Kavajës për fushatën e bërë pa sharje.

“Jam këtu me vajzat dhe djemtë që janë mrekullia e trashëgimisë në të ardhmen. Ishim në një takim te xhamia në Kavajë dhe qëndruam sepse këtë do bëjmë gjithmonë kur duam të diskutojmë. Duhet të jemi të vërtetë me brezin që do të sigurojë të ardhmen e Shqipërisë. Po diskutonim a mund të bësh mirë për të tjerët duke mos pasur ambicie për vete.

Përmes ambicies për vete duhet të ndërtosh të mirën e të tjerëve duke hequr dorë nga hipokrizia që nuk dua gjë unë i dua për të tjerët. Myftiu i Kavajës më falënderoi ëpr fushatën e mirë dhe të bukur pa asnjë sharje”, u shpreh Grida Duma.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here