Një incident ka ndodhur në sheshin Skënderbej gjatë faljes së Namazit të Fitër Bajramit , në kohën kur mijëra besimtarë gjendeshin në shesh.
Një burrë rreth 40 vjeç, i zhveshur lart, është lyer me benzinë dhe është përpjekur t’i vërë zjarrin vetes duke bërtitur “S’ka Zot, duhet ikur nga kjo jetë dhe të tjera fjalë në përçartje të plotë.”
![](https://www.syri.net/uploads/syri.net/images/2021/May/13/auto_Screenshot_61620885833.jpg)
Fatmirësisht ai është kapur në kohë nga besimtarët që e kanë shtrirë në shesh dhe e kanë mbajtur aty derisa kanë mbërritur forcat e Policisë dhe e kanë marrë. Edhe në momentin kur ishte i kapur nga të dyja krahët nga Policia, burri vazhdontë të lëshonte britma e thirrje.