Partizani me një këmbë në fazën tjetër, rezultati 1:1 (VIDEO)

0
161

Në “Grupama Arena” të Budapestit po luhet ndeshja e kthimit të turit të dytë të Ligës së Kampioneve mes Ferencvaroshit vendas dhe Partizanit. Ndeshja e parë është mbyllur me barazimin 1-1 ndërsa me të njëjtin rezultat janë mbyllur edhe 45 minutat e para të takimit të kthimit.

Skuadra shqiptare është gjendur shumë shpejt në disavantazh në këtë duel. Në minutën e 11, Ramirez depërtoi në krahun e djathtë të mbrojtjes shqiptare dhe Krasniqi ndërhyri me një kohë vonesë në zonë duke shkaktuar penallti. Gera realizoi nga pika e bardhë, edhe pse Hoxha kuptoi krahun e gjuajtjes së tij.

Vetëm një minutë më vonë, Fili shpërdoroi një mundësi të artë për golin e barazimit, kur i vetëm para portierit nuk dërgoi topin në rrjetë nga një pozicion i favorshëm.

Pas disa rasteve të tjera të të kuqve, në minutën e 40-të, erdhi goli që rihapi kualifikimin. Një harkim nga e djathta i Ibrahimit, gjeti të papërgatitur mbrojtjen vendase dhe Hysing devijoi topin në portën e tij.

Ferencvarosh-Partizani 1-1

14′ Gera (p) / 40′ Hysing (ag)

 

 

Formacionet:

Ferencvarosh: Dibuzh, Pinter (46′ Nagi), Dilaver, Almeida, Ramirez, Hysing, Trinks, Gera, Bode, Varga (46′ Sestak), Lovrençiç

Tr. T. Doll

Partizani: Hoxha, Arapi, Krasniqi, Kalari, Ibrahimi, Ramadani, Vila, Trashi, Batha (26′ Ekuban), Torasa, Fili.

Tr: A. Sormani

KV: Bode / Krasniqi. Torasa

Gjyqtar: Kristo Tohver (Estoni)

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here