Vrasja në Tiranë/ Kush janë djemtë e ‘5 Majit’ që tronditën ushtrinë greke…

0
181

27-vjeçari Mehmet Qema mbeti i vdekur mbrëmë nga plumbat e pistoletës së shokut të tij në lagjen “5 Maji” në Tiranë. Marius Dema qëlloi për shkaqe ende të paqarta me pistoletë në drejtim të Qemës duke e lënë të vdekur

Burime bëjnë me dije se Dema është dorëzuar në polici bashkë me një shok tjetër që ndodhej në vendin e ngjarjes në momentin e krimit. Bëhet fjalë për Frenkli Myftarin, i cili me ndërhyrjen e familjarëve është bindur që të paraqitet bashkë më Demën në polici.

Por, grupi i djemve në fjalë, shokë me disa reperë të njohur në vend nuk janë të panjohur për publikun shqiptar dhe grek. Në janar të këtij viti u publikua një video e hedhur më herët në Instagram pikërisht nga Frenkli Myftari, i cili mesa duket ka patur rol drejtues në një prej togave të ushtrisë greke në një repart.

Në video, Myftari përshëndet shokët e tij “në lagjen 5 Maji”, një pjesë e të cilëve ishin ulur mbrëmë në tavolinën ku u vra Mehmet Qema, i njohur si “Tallmann” në rrjetet sociale, të cilin Frenkli Myftari e përmend në video. Krahas viktimës, Myftari përmend edhe Marius Demajn, autorin e dyshuar të vrasjes dhe shokë të tjerë.

Videoja e publikuar para disa muajsh nga Myftari shkaktoi mjaft shqetësim në ushtrinë greke dhe ndaj tij dhe një tjetër të riu u morën masa disiplinore.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here