Pasojat e Covid-it te sytë, pacientët ankohen për shikimin pas kalimit të infeksionit

0
91

Pasojat me të cilat po përballen pacientët që kanë kaluar Covid 19 janë edhe më të rrezikshme për organizimin e njeriut sesa vetë infektimi nga koronavirusi.

Të shumtë janë ata qytetarë që kanë mbetur me shqetësime në sy pas përballjes me infeksionin.

Megjithëse sipas mjekëve është shumë herët për të dalë në përfundime, duket se ekziston një lidhje midis Covid 19 dhe problemeve me shikimin.

Mjeku okulist, Rubin Topi, e lidh gjendjen e pacientëve me dëmtimet që shkakton koronavirusi.

“Kam një numër jo të vogël pacientësh çdo ditë, që çfarëdo lloj problemi të kenë pasur pacientët me sytë, në shumicën dërmuese të rasteve pas Covid-it ato probleme janë theksuar, kanë dalë më në pah”.

Përveç shfaqjes së alergjive, menjëherë pasi pacientët kanë kaluar infektimin janë vërejtur dhe raste të përkeqësimit të shikimit.

“Patjetër shoqërohet me një ndryshim të numrit, mekanizmat janë pak të çuditshme, nuk mund ta shpjegojmë nga ana shkencore por gjendemi përpara këtij fakti. Psh, e ka pasur numrin -1, pas Covid-it i ka vajtur -1.5, -1.75, gjithmonë shoqërohet me një përkeqësim të gjendjes.”

Kjo periudhë ka shfaqur edhe alergjitë e stinës ndërkohë që mjekët kërkojnë prej qytetarëve të mos neglizhojnë shenjat dhe të mos marrin asnjë mjekim pa këshillën e bluzave të bardha.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here