Jenisheri godet me arritjen e tij, pasi mori 13 vota në zgjedhje: E bëra Shqipërinë pjesë të OKB-së

0
139

Deputeti i opozitës së re, Selami Jenisheri, ka bërë një deklaratë të papritur ditën e sotme nga foltorja e Parlamentit duke thënë se ai ka mundësuar që Shqipëria të jetë pjesë e OKB-së.

Jenisheri, njëherësh kryetari i Partisë së Pensionistëve të Shqipërisë, tha se Presidenti dhe Parlamenti duhet të thoshte “shyqyr që ka një deputet si Selami Jenisheri që e bëri pjesë Shqipërinë ne OKB”.

Ti me thënë shyqyr që doli një deputet si Selami Jenisheri që e futi Shqipërinë në një organizatë si ajo e Kombeve të Bashkuara. Ne jemi anëtarë të OKB-së, paguajmë taksa dhe kanë rregull kur bie cikloni, tërmeti, përmbytjet, ata japin ndihmën e vet. Por Selami Jenisheri, jo vetëm ka bërë të mundur këtë gjë, por kam propozuar të vihet ligji i detektivit privat,” tha ai.

Deputeti i opozitës së re që në këto zgjedhje mori vetëm 13 vota në 25 prill, ka habitur dhe me pohimet se duke miratuar një ‘ligj për detektivët privat’ do mundësohet që të arrestoheshin të korruptuarit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here