Detaje të reja/ Si u zbulua laboratori i kanabisit në ish-karburantin e braktisur

0
93

Një person ka rënë në prangat e Antidrogës sot në mesditë pasi kishte përshtatur ambientet e një ish-karburanti për kultivim të bimëve narkotike.

Bëhet fjalë për një ish-karburant në vendin e quajtur pushimi i shoferit. Nuk dihet ende sasia bimëve që kultivoheshin në këtë vend, vetëm 10 metra nga autostrada Lushnje- Fier. Policia po punon dhe po evidenton materialet e gjetura si llamba ndriçuese dhe të tjera agregatë të nevojshme për këtë kultivim.

Sot karburanti nuk ndodhet në gjendje pune, kjo pasi falimentoi në vitin 2004, kohë kur u zhvendos segmenti i autostradës.

Ndërkohë që ende edhe sot nuk dihet pronari i kësaj pike.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here