Integrimi/ Meta diskuton me Ministren austriake për Çështjet e BE, Karoline Edtstadler

0
221

Presidenti Ilir Meta ka pritur sot ministren austriake Karoline Edtstadler, e cila ka ardhur për vizitë në vendin tonë në kuadrin e një turneu në Ballkanin Perëndimor, që ka nisur nga Maqedonia e Veriut. Integrimi ka qenë thelbi i diskutimit midis tyre.

“Kënaqësi të takohesha me Ministren Federale për Çështjet e BE dhe Kushtetutën të Republikës së Austrisë, znj.Karoline Edtstadler, – njoftoi Meta në Fb. – Vlerësova miqësinë e hershme mes dy vendeve tona dhe mbështetjen e pakursyer të Austrisë, si në marrëdhëniet dypalëshe ashtu edhe ndaj procesit të integrimit europian.

Theksova se sfida jonë më e madhe në këtë proces është zbatimi i Kritereve të Kopenhagës, kyç jo vetëm për përparimin e Shqipërisë me negociatat e anëtarësimit, por veçanërisht për të motivuar të rinjtë, që të ndërtojnë të ardhmen e tyre europiane në vendin tonë.”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here