Ministri Olldashi ndan 30 urdhër-ekzekutimet e para për ish-pronarët e Durrësit

0
250

Artur Ajazi

Ministri i Transporteve, Sokol Olldashi, në mbështetje të vendimit të Këshillit të Ministrave shpërndau 30 urdhër-ekzekutimet e para për marrjen e banesave nga ish-pronarët në qytetin e Durrësit. I shoqëruar edhe nga deputeti demokrat i këtij qarku, Igli Cara, ministri i Transporteve garantoi nga qyteti i bregdetar se qeveria do ta ndjekë deri në fund zbatimin e aktit normativ të miratuar nga parlamenti. Ministri Olldashi, ka ndarë 30 Urdhër-Ekzekutimet e para dhe ka deklaruar se “ky ishte vetëm fillimi i zbatimit të ligjit dhe mbajtja e premtimit nga qeveria, tashmë i mbetet Zyrës së Përmbarimit të zbatojë në terren ligjin, duke i kthyer pronat tek i zoti”. Zoti Olldashi tha se “garantoj pronarët se gjithë administrata e Entit të Banesave në çdo degë rajonale do të jetë e gatshme për të ndjekur procedurat e parashikuara nga akti normativ dhe e gjithë procedura do të mbikëqyret nga MPPT në mënyrë që tërësia e saj të jetë një sukses që do të garantojë jo vetëm zbatimin e këtij akti të rëndësishëm, por edhe që do të çojë në vend një të drejtë të mohuar”, – tha Olldashi. Durrësi ka mbi 830 ish-pronarë që presin prej afro 20 vjetësh të marrin  pronat e tyre, si banesa, apo edhe objekte të tjera në qendër, apo periferi, plazh e Shkozet, të zëna prej afro gjysmë shekulli nga familje të cilat pretendojnë pronësinë mbi to. Pas miratimit në Parlament, propozimi i grupit të PD ka marrë miratimin me shumicë votash për rikthimin e banesave në shkallë vendi, edhe në Durrës. Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, që rrëzoi padinë e Shoqatës së Qiramarrësve, Olldashi tha se “akti i gjykatës ritheksoi zgjidhjen e padrejtësisë 68 vjeçare, kundër një shtrese që u shpronësua forcërisht nga regjimi komunist dhe tashmë po rivendoset një e drejtë bazike kushtetuese”. Ministri Olldashi u shpreh se “dua të shprehja falënderimin për Gjykatën Kushtetuese për shpejtësinë me të cilën shqyrtoi këtë çështje nga momenti i paraqitjes së kërkesës nga Shoqata e Qiramarrësve deri kur u bë shpallja e vendimit sepse duke qenë brenda datës 1 nëntor, kur filloi afati ligjor i aplikimit nga ana e ish-pronarëve, na dha mundësinë që akti normativ të zbatohet pa pasur komplikime procedurale”. I pari që ka marrë sipas listës urdhër-ekzekutimin për liri8min e banesave të tij, ishte Bashkim Kadiu, pinjoll i një familje të vjetër durrsake, të njohur si pronarë tokash dhe banesash në Durrës. 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency