Zbardhen pagesat e Top Channel nga plehrat…

0
95

Në kulmin e pandemisë globale të shkaktuar nga ‘Covid-19’, projekti ‘Ora i Tiranës’ i financiar nga bashkia e kryeqytetit, transmeton dokumentarin ‘Landfilli i Tiranës-dje dhe sot’.

Emisioni tejkalon kufijtë e skandalit, pasi janë përdorur paratë publike të qytetarëve të Tiranës për të promovuar një biznes, mbi të cilin rëndojnë shumë hije dyshimi.

Kontrata koncensionare e landfillit të Sharrës është pjesë e një hetimi të nisur nga SPAK, pas kallëzimeve të dorëzuara nga PD, LSI dhe organizma të shoqërisë civile.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka përdorur miliona lekë nga taksat publike për të reklamuar dhe mbrojtur inceneratorin privat të Sharrës, një sipërmarrje kontroverse që menaxhohet nga biznesmeni Klodian Zoto.

Disa muaj më parë, kur kompania e përpunimit të mbetjeve në Tiranë ishte në ciklonin e kritikave publike, Veliaj ndërmori një fushatë propaganduese, për të bindur qytetarët mbi risitë e inceneratorit.

Për të arritur qëllimin e tij, kryebashkiaku i Tiranës shfrytëzoi raportet financiare që kishte krijuar me fondacionin ‘Dritan Hoxha’, nën administrimin e kompanisë televizive ‘Top Channel’. Prej së paku dy vitesh, Bashkia e Tiranës ka dorëzuar pranë fondacionit rreth 160 milionë lekë të vjetra, për realizimin e projektit ‘Ora e Tiranës’.

Ky projekt përbëhet nga një seri dokumentarësh televizivë, mbi atë që Bashkia e Tiranës e konsideron si promovimin e vlerave të qytetit. Megjithatë, shumica e puntatave, të transmetuara në kanalin Top News dhe në plaftormën on-line të Top Channel kanë shërbyer për reklamin e sipërmarrjeve të shumë-diskutuara të Bashkisë së Tiranës, përfshirë sfumimin e protestave të Unazës së Re apo edhe promovimin e idesë së betonizimit të kryeqytetit me kulla të larta.

Por, skandali më i rëndë i projektit ‘Ora e Tiranës’ shënohet në puntatën e 22 Majit 2020. Në kulmin e pandemisë globale të shkaktuar nga ‘Covid-19’, projekti ‘Ora i Tiranës’ i financiar nga bashkia e kryeqytetit, transmeton dokumentarin ‘Landfilli i Tiranës-dje dhe sot’.

Në rreth 20 minuta, emisioni prezanton me nota shumë pozitive sipërmarrjen private të ‘Integrated Energy BV’ për ngritjen dhe funksionimin e impiantit të përpunimit dhe incenerimit të mbetjeve urbane në Tiranë. Dokumentari mund të ishte pjesë e një raporti normal privat ndërmjet një televizioni dhe një kompanie që vlerëson të promovohet për opinionin publik.

Por, në rastin konkret, emisioni tejkalon kufijtë e skandalit, pasi janë përdorur paratë publike të qytetarëve të Tiranës për të promovuar një biznes, mbi të cilin rëndojnë shumë hije dyshimi. Kontrata koncensionare e landfillit të Sharrës është pjesë e një hetimi të nisur nga Prokuroria Speciale, SPAK, pas kallëzimeve në seri të dorëzuara nga Partia Demokratike, Lëvizja Socialiste për Integrim dhe organizma të shoqërisë civile.

Në të gjitha këto kallëzime, subjektet kanë ngritur dyshime të forta mbi manovra klienteliste të qeverisë ‘Rama’ për t’i dorëzuar inceneratorin e Sharrës kompanisë off-shore ‘Integrated Energy BV’.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here