Partia Demokratike ka hedhur poshtë me forcë aludimet në media, se në Rinas ka pasur një takim mes Lulzim Bashës dhe Edi Ramës.
Me një reagim zyrtar selia blu, shprehet se kjo është një gënjeshtër që prodhohet për të mbuluar vjedhjet e votave nga treshja Rama-Doshi-Rakipi.
Reagimi zyrtar nga PD:
Nuk ka patur asnjë takim midis Lulzim Bashës dhe Edi Ramës.
Kjo është një gënjeshtër tjetër për të mbuluar vjedhjen më të madhe të votave në historinë e Shqipërisë nga Rama-Doshi-Rakipi dhe bandat e tyre.