Zekthi: Nëse OSBE certifikon zgjedhjet, po e braktis popullin tonë, opozita ta rrëzojë qeverinë

0
251

Në një intervistë për RTV Ora, analisti Fitim Zekthi u shpreh se kur Rama ka nën kontroll çdo gjë, atëherë mbeten dy gjëra: populli dhe ndërkombëtarët.

Sipas Zekthit ndërkombëtarët janë ata që e kanë mbështetur reformën në drejtësi, ndërsa SPAK heton çështje minore, kur nga ana tjetër lirohen kriminelët.

Zekthi: Kur Rama ka nën kontroll çdo gjë, atëherë mbeten dy gjëra: populli dhe ndërkombëtarët. Populli ka në dorë të dalë në rrugë aq sa di populli nën një regjim autoritar. Ndërkombëtarët nuk kanë përgjegjësi të vërtetë mbi ne , por për shkak të garancisë që ata kanë dalë si një vend kandidat në BE. Nëse ky mision i OSBE-së i certifikon këto zgjedhje duket sikur thotë se po e braktis popullin tonë, duke thënë dilni në sheshe se ne nuk na intereson. Të mos harrojmë se janë ndërkombëtarët ata që e kanë mbështetur reformën në drejtësi. Ata kanë thënë gjithmonë se kjo reformë do të funksionojë, ndërsa SPAK heton çështje minore, kur nga ana tjetër lirohen kriminelët.

Ai theksoi se nuk e beson se ambasadorja Yuri Kim apo ambasadorët e tjerë dhe BE-ja, mendojnë se vendi duhet qeverisur nga një satrap dhe institucionet e drejtësisë të vihen nën shërbimin e tij.

Zekthi: Unë nuk dua të mendoj se ndërkombëtarët përfaqësojnë një entitet që mbron interesat e tyre duke bashkëpunuar me disa politikanë lokalë. Kështu ndodh që këta politikanë shkelin popullin e vet për interesa të këtyre ndërkombëtarëve. Unë nuk dua ta besoj këtë gjë. Unë nuk e besoj se ambasadorja Yuri Kim apo ambasadorët e tjerë dhe BE-ja, mendojnë se  vendi duhet qeverisur nga një satrap dhe institucionet e drejtësisë të vihen nën shërbimin e tij.

Zekthi shtoi se opozita duhet të mbledhë ndërgjegjen e mirë të këtij populli derisa ta rrëzojë këtë qeverisë.

Zekthi: Nuk vjen fitorja kundër regjimeve shumë kollaj. Duhet shumë sakrificë se liderat e këqij harrojnë edhe familjet e veta për pushtetin e tyre. Unë besoj se trajektorja e vlimit ka nisur në vitin 2017 sepse aty dha shenjat që do tu rrijë në qafë shqiptarëve aty u panë. Prandaj opozita duhet të mbledhë ndërgjegjen e mirë të këtij populli derisa ta rrëzojë këtë qeverisë. Ose të presim që të ndërhyjnë ndërkombëtarët se zgjedhje tjetër nuk kemi

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here