Mësuesja në Spanjë vdes nga hemorragjia në tru pasi mori vaksinën e AstraZeneca

0
112

Autoritetet spanjolle kanë nisur një hetim sot për vdekjen e një gruaje nga hemorragjia në tru pasi mori vaksinën AstraZeneca kundër Covid-19.

Mësuesja e matematikës, 43 vjeç, u vaksinua më 3 mars, por pak orë më pas u ndje keq dhe shkoi në spital.

Ajo u ankua për dhimbje koke, por doktorët ia atribuan këtë efekteve anësore normale të vaksinës, sipas gazetës spanjolle Diario Sur. Gruaja u rikthye në spitalin në Marbella, në jug të Spanjës, më 13 mars, por specialistët nuk gjetën ndonjë problem serioz.

Katër orë më pas, skaneri zbuloi grumbullim lëngu në tru, duke bërë të nevojshme ndërhyrjen e menjëhershme kirurgjikale.

Nëna e dy fëmijëve vdiq pak më pas, të martën. Ajo rezultoi negative në testin e Covid-19 dhe nuk kishte pasur probleme të mëparshme shëndetësore, thanë autoritetet.

Ministria spanjolle e Shëndetësisë ia ka raportuar rastin Agjencisë Evropiane të Barnave (EMA).

Në Spanjë janë raportuar tre raste tromboze te persona që janë injektuar me vaksinën AstraZeneca, përfshirë mësuesen 43-vjeçare.

Ashtu si një numër në rritje vendesh evropiane, Spanja vendosi të hënën pezullimin e përdorimit të vaksinës AstraZeneca për dy javë, pas raportimeve për trombozë.

María Jesus Lamas, drejtore e Agjencisë Spanjolle të Barnave, tha se rasti i mësuese ishte i rasti i parë i njohur i trombozës venoze cerebrale në një person të vaksinuar.

‘Ka pasur pak raste, 11, për momentin, në të gjithë botën, ndërkohë që janë injektuar 17 milion doza vaksine AstraZeneca’, tha Lamas në një konferencë për shtyp.

EMA do të mblidhet të enjten për të bërë një analizë shkencore të rasteve të fundit të raportuara për efektet anësore të vaksinës AstraZeneca.

Ekspertët do të përpiqen të zbulojnë nëse ka lidhje direkt midis dozës dhe këtyre efekteve të rënda të pazbuluara gjatë zhvillimit të vaksinës.

Junta de Andalucia, pushteti rajonal i Andaluzisë, i cili mbulon Marbellan, nxori një deklaratë sot, në të cilën thotë se rasti i mësuese përfshinte një trombozë që ‘në vetvete, edhe pse jo e shpeshtë, mund të ndodhë në popullatë’.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here