FOTO/ Britanikët ‘shthuren’ nëpër qytet fundjavën e Pashkëve

0
115

Londra u mbipopullua ditën e djeshme nga të rinjtë, të cilët për një kohë të gjatë kanë qenë të izoluar nga kufizimet e Covid-19.

Javën e kaluar, rregullat e distancimit social janë reduktuar dhe të rinjtë mund të dalin në ambjente të hapura, si në bare dhe jashtë tyre, ndërsa klubet e natës vijojnë të jenë të mbyllura.

Të rinjtë britanikë, shiheshin në gjendje të dehur, duke humbur ekuilibrin e duke u rrokullisur nëpër rrugë, me funde të shkurtra dhe taka të larta.

Një e re u fotografua duke shkelmuar këpucën e saj në shenjë celebrimi e shumë grupe të tjera shiheshin duke pirë në trotuaret e bareve.

Liverpooli, organizoi një event eksperimental në Sefton Park dhe rreth 5,000 persona u lejuan në koncertin e kryesuar nga grupi muzikor indipendent ‘Blossoms’, pa maska apo distancim social.

Pjesëmarrësit duhet të kishin një test negativ koronavirusi për t’u pranuar.

Tashmë në Britani infektimet kanë shkuar rreth 1000 infektime në ditë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here