Si fituan dy ikonat e PS, Ruçi dhe Xhafaj, kur ishin nga fundi i listës së Ramës?

0
179

Edi Rama arriti që Pandeli Majkon ta hiqte nga lista e deputetëve të ardhshëm. Por dështoi në lojën e fshehtë kundër Gramoz Ruçit dhe Fatmir Xhafës, dy ikonat e PS-së. Ruçi ishte “shtylla kurrizore” e socialistëve që prej themelimit, pasi Fatos Nano e ka dredhur dhe përdredhur disa herë bishtin, kurse Gramoz Ruçi mbeti Gramoz.

Edhe Fatmir Xhafaj, një prej ministrave me korrekt dhe dinjitoz të PS, ku ndërkombëtarët e shikonin edhe si kryeministër të mundshëm në vend të Edi Ramës, ia doli të fitojë vetëm, krejt i vetëm, mu në Tiranë. Ishte në listë i 23-ti, i pamundur të fitonte si deputet dhe Rilindja ia kishte prerë biletën vetëm IKJE, pra pa kthim.

Edhe Gramoz Ruçit ia kishin prerë biletën, por fitoi falë punës së tij dhe emrit të mirë.

Dhe të fitosh hersin matematik të Kodit Zgjedhor duhej shumë euro. Të tjerë e kaluan me miliona euro, kurse Ruçi dhe Xhafaj vetëm me punë dhe falë emrit të tyre.

Dhe do jenë prapë deputetë.

Nuk ia kanë për nder asnjeriu!

Ia dolën vetë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here