Meta reagon ashpër: Një grup i strukturual kriminal ka dërguar mesazhe fyese gjoja në emrin e Presidentit

0
119

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta doli këtë të premte në një konferencë për shtyp nga Presidenca, nga ku u kërkoi ndjesë qytetarëve, teksa foli për mesazhe fyese të dërguara sipas tij nga një grup i strukturuar kriminal, në emër të kreut të Shtetit.

“Së pari dua tu kërkoj ndjesë gjithë qytetarëve të cilëve një grup i strukturuar kriminal u ka dërguar mesazhe fyese gjoja në emër të Presidentit të Republikës, të cilat janë konfirmuar nga disa personalitete publike por edhe të njohur të presidentit. Lidhur me këtë skandal ku një grup kriminal keqpërdor të dhënat personale të presidentit për të shantazhuar qytetarët, i kam drejtuar kompanisë Vodafone një kërkesë teknike. Shumë shpejt do të nisim procedurat ligjore. Edhe ju gazetarët se mos merrni ndonjë mesash nga Presidenti Republikës, që ka marrëdhëniet më korrekte me gazetarët”, tha Meta.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here