Përplasja me armë në nëntor, Apeli refuzon të lirojë ‘Vis Korçarin’

0
97

Gjykata e Apelit Durrës, ka refuzuar të lirojë nga qelia Ervis Çaullarin alias (Koçin) i njohur ndryshe në Elbasan, si (Vis Korçari).

Çaushllari, në nëntor 2020 u përfshi në një përplasje me armë në qytetin e Elbasanit, ku mbeti dhe vetë i plagosur lehtë.

Për shkak të gjendjes shëndetësore, Ervis Çaushllari, kërkoi në muajin Prill 2021, lirimin e tij në gjykatën e Apelit Durrës, duke synuar zëvendësimin e masës së sigurisë nga “arrest në burg” në “detyrim paraqitje”.

Kërkesa e tij është gjykuar nga treshja e gjyqtarëve Desart Avdylaj, Anita Mici dhe Izet Dushaj, të cilët kanë vendosur të lenë në fuqi masën e “arrestit në burg” për Ervis Çaushllarin duke refuzuar lirimin e tij nga qelia.

Këto janë pamjet filmike që tregojnë përplasjen me armë të ndodhur në mes të qytetit të Elbasanit, mes Elvis Koçit, (Çaushllarit) dhe tre personave të tjerë, Migert Qosja në kërkim dhe dy të arrestuarve Feliks Filaj dhe Eris Çekanit.

Pamjet filmike, tregojnë dy automjete të pozicionuara njëra pas tjetrës, ku e para është makina tip “Ford”, ku ndodhen Migert Qosja, Feliks Filaj dhe Eris Çekani, ndërsa tek e dyta mjeti tip “Mazda” ndodhet Elvis Çaushllari.

Ky person njihet nga policia e Elbasanit, si anëtar i një grupi kriminal të njohur në qytetin e Elbasanit dhe në muajin shkurt 2020, është përfshirë në një skenë të ngjashme në rrugën qendrore të qytetit, duke goditur me grushte personin D.H.

Me sa duket mes grupit të tre personave dhe Elvis Çaushllarit, ka pasur një debat e sipër, ku mësohet se kanë shkëmbyer paralelisht sharje dhe ofendime, karshi njëri-tjetrit dhe mandej janë përfshirë në përplasje fizike.

Shiç shihet edhe në pamjet filmike, nga automjeti tip “Ford” dalin tre persona dhe drejtohen tek mjeti tip “Mazda”, ku qëndronte Elvis Çaushllari.

Në pamjet filmike ai largohet me vrap duke u ndjekur nga tre të rinjtë, ndërkohë pas disa sekonda më pas, tre të rinjtë kthehen sërish në makinë.

Në kthim e sipër Migert Qosja i tronditur nga ajo që kishte ndodhur, ngatërron makinë, pasi në vend që të hipi në mjetin e tij tip “Ford”, ngatërrohet dhe gati sa nuk hipën në makinën tip “Mazda”, që drejtohej nga Elvis Çaushllari.

Migert Qosja, mandej shkon në makinë dhe së bashku me personat e tjerë largohet.

Ndërsa 4 sekonda më pas shfaqet me motor një efektiv i policisë rrugore, që merr nën kontroll situatën.

Elvis Çaushllari, largohet me shpejtësi në drejtim të spitalit Ushtarak në Tiranë, me argumentin se duhet të merrte mjekim të specializuar, ku dhe është arrestuar më pas./ORA/

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here