Fico: Nuk e kemi fituar ende betejën me Covid-19, ja tre qarqet më problematike…

0
133

Komiteti Teknik i Ekspertëve ka dalë sot në një deklaratë për media, për të informuar lidhur me ecurinë e situatës me koronavirusin në vend.

Drejtoresha e ISHP, Albana Fico, tha se ka pasur rënie të numrit të pacientëve në intubim dhe shtrimeve në spitale nga Covid-19, por sipas saj, beteja me virusin nuk është fituar akoma, ndaj dhe qytetarët duhet të zbatojnë masat.

“Situata me koronavirusin është e qëndrueshme.

Ka pësuar një ulje numri i të shtruarve në spitale dhe numri i atyre në intubim. Gjatë gjithë kësaj periudhe është vijuar me vaksinimin, ku deri më dje është me një mesatare ditore te 16 mijë.

Gjirokastra, Berati dhe Korça nuk kanë pësuar ndryshime të ndjeshme për të vlerësuar në masat e marra paraprakisht.

Gjej rastin që përmes këtij komunikimi të kujtoj qytetarët se nuk ka përfunduar beteja jonë me virusin, prandaj respektimi i rregullave, mbajtja e maskës, distancimi social, higjiena personale dhe karantinimi i rasteve të reja, duhet të vijojnë”, tha Fico.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here