“Jemi 5200 vota para në Kombinat”, Këlliçi: Tregoni durim, do t’ia dalim që të sjellim ndryshimin…

0
245

Kandidati për deputet i PD në Kombinat, Belind Këlliçi ka deklaruar se Partia Demokratike kryeson me 5200 vota në KZAZ e Kombinatit.

Në një deklaratë për mediat, Këlliçi u shpreh optimist se do t’ia dalin për të sjellë ndryshimin në gjithë Shqipërinë.

“Falënderim për ata qytetarë që i besuan Aleancës për Ndryshim. Jemi në KZAZ 36 në kombinat.

Deri tani që flasim me numërimin e më shumë se gjysmës së kutive ne kemi rikuperuar diferencën me 5200 vota. Pa llogaritur që nuk kemi hapur bastionet tona të PD.

Tregoni durim, sepse siç ja dolëm sot më herët në njësinë 10 ku dhe aty rikuperuam 1200 vota dhe PS u tkurr, me po të njëjtin trend do t’ia dalim që të sjellim ndryshimin në gjithë Shqipërinë”, deklaroi Këlliçi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here