Grida Duma ka dy fjalë për ata që thonë… ‘eh, se tek vota ime mbeti’

0
141

Grida Duma, kandidatja e PD-së në Tiranë i është drejtuar sot në veçanti, qytetarëve që mendojnë të mos votojnë dhe që i përkasin asaj pjese zgjedhësisht që quhet rëndom si zona gri.

Duma ka përgatitur një video-mesazh bindës posaçërisht për këtë pjesë të shoqërisë, që ta kuptojë se sa rëndësi ka pjesëmarrja e tyre në votim.

“Është një ditë që e kam të domosdoshme të flas për pjesën gri të shoqërisë, – thotë Duma. –  Unë  kam qënë pjesë e atyre tryezave “gri” se kam qenë më studentë, në akademi, në biznese private, organizata të ndryshme dhe e kam parë si mendon ajo zona gri që thotë “eh se për mua mbeti, tek vota ime mbeti…”

Por çështja e votës sot nuk është çështje e politikës. Kam bindjen se ky vend sot duhet të ndryshojë dhe t’i jepet një shans. Kujtojani vetes ato raste kur prisnit t’u jepej një shans, nuk ka më rëndësi sot fajtorët por a e marrin përgjegjësinë për ta ndryshuar këtë vend?

Nuk bëhet fjalë për një votë por të marrësh përgjegjësinë dhe të shkosh atje. Po, ka mbetur për votën e secilit.

Pjesëmarrësja në zgjedhje është çështje e të marrit pjesë në këtë vend. Shqipëria sot ka nevojë dhe të behësh pjesë e ndryshimit.

Nisu nga e më vogla në marrjen e vendimeve dhe do të arrish tek më e madhja, ka shumë njerëz që thonë se mua s’më varet jeta nga politika dhe i kam punët në rregull, por ka shumë të tjerë që i varet prej nga vendimet e saj.

Në këtë vend erdhi një ditë kur as paratë nuk vlerë edhe për ata që i kanë, sepse shoqëria, miqtë, shokët pavarësisht parave që kanë, kanë humbur vlerat. Me para, vlerat nuk i blejnë dot. “

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here