Rama po negocion largimin e butë!

0
180

Pas tetë vitesh qeverisje, Rama po sheh vetë nga afër çfarë mendojnë qytetarët për të dhe kabinetin e tij. Mundësinë për të parë dhe prekur të vërtetën ia dha fushata, dhe jo haluçinacioni 3D që funksiononte në mendjen e Ramës, si një orë e kurdisur nga duart e Rilindasve. Rama po kupton se është i padëshirueshëm nga shumë qytetarë dhe në tentativën e fundit për tu kapur pas pushtetit, po tenton diversion politik.

“Pas 25 prillit jam i gatshëm të bashkëpunoj me opozitën dhe me Bashën, por me një kusht të thjeshtë që të ndahet nga Meta dhe Berisha. Për të transformuar një jetë politike që realisht është kthyer në stres për shqiptarët”-tha Rama. Duke përdorur mediat e pushtetit, këtë “pushtllëk politik” u munduan që ta kthejnë në “kazus të fortë”, ku flitet në të mirë të vendit…

Pa kaluar shumë orë, reagoi edhe kreu demokrat Lulzim Basha. “Në 25 prill shqiptarët do votojnë numrin 9 për ta larguar Ramën dhe ai nuk do jetë kurrë pjesë e qeverisjes sonë. Koha e tij ka mbaruar. Ne do të sjellim ndryshimin dhe Shqipëria do fitojë”, deklaroi Basha.

Po kush është arsyeja që Rama, të kthehet patritmas në një “lider i madh” që ndan pushtet për “të mirën e vendit”? Kryeministri aktual do të futet në librat e historisë si individi që qeverisi në mënyrën më autoritare të mundëshme. Kërkoi çdo pushtet me çdo mjet dhe ia arriti. Përdori krimin për të mbajtur karrigen e tij, la pa integruar vendin për të mbajtur pushtetin, kanabizoi vendin për të qenë në atë kolltukun e ndotur që sot është i brejtur nga mola korrupsion.

Asesi një personazh që ka qeverisur tetë vite me uzurpim pushtetesh nuk mund të transformohet brenda natës dhe të kthehet në “dashnor” të demokracisë. Ai mund të jetë çdolloj “dashnori”, por vetëm i demokracisë dhe zgjedhjeve të lira dhe ndershme nuk është.

Tentativa e Ramës ka një qëllim dhe ajo bëhet së pari për të krijuar diversion politik dhe minimizuar fluksin qytetar që po mbështet fuqishëm PD-në. Gjithashtu në një lloj forme po negocion largimin e tij të butë. Pak kohë para se të merrte pushtetin në vitin 2013, Rama deklaroi se do të punonte për të bërë shtet dhe jo për të mbajtur pushtet. Faktet treguan se pushteti ishte qëllimi. Mjeti për tia arritur shkoi deri në atë pikë sa solli në Parlament persona të akuzuar për vrasje, trafik prostitucioni, grabitje të dhunshme dhe trafik droge.

Zagari plak nuk mund të bëhet më “gjahtar i mirë”, as cjapi nuk mund të kthehet në dash… Gjithë karriera politike e Ramës është e mbushur me kulisa brenda partisë që e ngjizi, me intriga për kundërshtarët politik dhe së fundmi përdori deri krimin e organizuar dhe oligarkinë për të mbajtur pushtet.

Me “ftesën” totalisht të pasinqertë për bashkëpunim apo bashkëqeverisje me PD-në, Rama po kërkon të negociojë largimin e tij. Pasi në tetë vite ka bërë zullume që nuk riparohen lehtë as për tetë dekada, kryeqeverisësi haluçinativ mendon vetëm formën e largimit. Atë e tremb vota masive, e përçudnon mllefi qytetar, ndaj sot po hedh në treg idenë e bashkëqeverisjes, me shpresë se kjo marrinë politike do pranohet, dhe ai të dalë nga zyra e kryeministrisë si një politikan gjysmëdemokrat dhe një një autokrat i rëndomtë që për mbështetje pati duhmën e rëndë të hashashit, krimin dhe oligarkinë e cila për tetë vite mbeti në prehërin e tij.

Boldnews.al

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here