Aksident me vdekje në Shkodër, drejtuesi humb kontrollin e motorçikletës dhe gjen vdèkjen

0
154

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Shkodër.

Policia lokale ka bërë të ditur se, ka humbur jetën në një aksident 59-vjeçari me Mirash Rezaj, i cili po udhëtonte me motorçikletë.

Njoftimi paraprak

Rreth orës 17:40 në fshatin Dajç, Shkodër shtetasi M. R. 59 vjeç, banues në Suka Dajç, duke drejtuar motorçikletën, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motorçikletës, ku si pasojë është rrëzuar dhe ka humbur jetën.

Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e rrethanave  dhe shkakut të aksidentit.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here