Njësoj si me rastin e Xhafajt, Rama ‘vulos’ hetimin e ngjarjes në Elbasan…

0
103

Edi Rama është pyetur mbrëmë që në fillim të emisionit “Opinion” për rastin e Dibrës, ku dy militantë të shtabit elektoral të PS u kapën me 5 milionë lekë, lista votuesish dhe materiale zgjedhore, teksa tentonin të blinin vota në zonën e  Maqellarë.

Por nisja në këtë mënyrë e emisionit, e nervozoi kryeministrin. Ai tentoi që të shmangte komentet e kësaj flagrance të rëndë elektorale pikërisht në zonën ku Damian Gjiknuri kishte bërë “tërmet votash”, duke akuzuar opozitën për struktura paramilitare. Dhe për ti vënë kapakun këmbënguli duke përmendur prokurorinë, e cila sipas tij ende nuk e ka mbyllur hetimin.

Por menjëherë pas kësaj, Rama u hodh direkt te ngjarja e rëndë e Elbasanit ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani, duke e trajtuar atë me një standard tjetër.

 

 

Këtë herë kryeministri foli si prokuror duke deklaruar se personi që u ndalua për blerje votash nga strukturat e Partisë Demokratike, nuk ka pasur lidhje me asgjë për të cilën flitet. Madje Rama tregoi edhe për detaje dhe prova të hetimit, të cilat më herët në të njëjtën ditë as prokurori i çështjes në një konferencë për shtyp nuk i kishte përmendur.

Njësoj si në çështjen e ekspertizës së audio-përgjimit të Agron Geron Xhafajt (që nuk e nxorri kurrë) kur deklaroi se disponon ekspertizën që e hedh poshtë fajësimin e vëllait të ministrit të tij të Brendshëm, Rama e vulosi edhe hetimin e ngjarjes së rëndë në Elbasan. Ai ka marrë përsipër filmime që fajësojnë krejtësisht militantët e Partisë Demokratike atë ditë, ose “paramilitarët e opozitës” siç i etiketoi ai.

“Prokuroria disponon video të komandantit të strukturës paramilitare e cila përputhet plotësisht me dëshminë e të ndaluarit që është jashtë ngjarjes. Forcat paramilitare kanë ndaluar një makinë që s’ka lidhje me asgjë. Dhe është e filmuar kjo. Dhe dëshmia e tij është simetrike me çfarë është filmuar në kamera. Si mund t’i thuash ti bandit? Siç thonë plakat gjirokastrite, kjo është të kesh dy, një ta mbash e një ta çash. Kur vjen puna tek faktet, faktet nuk ekzistojnë”, vulosi hetimin prokurori Rama.

Pavarësisht se për rastin flagrant të Dibrës kryeministri u përpëlit dhe u shmang duke thënë se të vërtetën e vendos hetimi; pavarësisht se mesditën e të njëjtës ditë prokurori i çështjes së vrasjes në Elbasan, Alfred Shehu, gjatë një konference nuk dinte të tregonte autorët e vërtetë dhe kush kishte qëlluar  pari, kryeministri te Fevziu e mbylli hetimin: Fajin e kanë “paramilitarët e PD”.

Në versionin e rrëfyer dje nga drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu dhe prokurori Shehu, u shmang çështja e shkakut, arsyes dhe fillesës së përplasjes me armë zjarri, njësoj siç bëri kryeministri darkë. Kurse kur erdhi puna te bërja e profilit të grupit të SMV-ve, kryepolici Ardi Veliu foli gjatë njësoj siç bëri shefi i tij i madh pak orë më vonë te “Opinion”.

Thelbi është se si policia, si prokuroria, si kryeministri e shmangin detajin kryesor të ngjarjes, “kush qëlloi i pari?” dhe mbi të gjitha çfarë përfaqësonin për krimin, Partinë Socialiste, Taulant Ballën dhe fushatën elektorale të tyre në Elbasan Pjerin Xhuvani dhe grupi i tij.

Ndërkohë që kryeministri fliste me siguri për filmime që fajësojnë opozitën, Ardi Veliu u kujdes 5 herë që të thoshte se deklarimi i të dhënës se kush qëlloi i pari, ishte një e dhënë sensitive dhe pjesë e hetimit. Mohim pati edhe për pretendimin e Partisë Demokratike se grupi i Xhuvanit dhe Klement Xhaferit që është tashmë në kërkim punonin për Partinë Socialiste.

As nga kryepolici dhe as nga prokurori i çështjes u anashkalua fakti, se pak ditë përpara ngjarjes i njëjti grup kriminal dhe të tjerë ishin denoncuar në SPAK nga Gazmend Bardhi, pikërisht për blerje dhe shantazh votash.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here