PROFIL/ Një protagoniste model si Elona Guri

0
370

Elona Guri, një nga njerëzit më aktivë të LSI, duke qenë në vijën e parë të protagonizmit në qytetin më të madh, pas kryeqytetit, Durrës, kryeson listën e partisë. Ideatore dhe organizatore  – janë fjalët që mbajnë profilin e saj, e cila gjeneron vazhdimisht mbi të qënit grua, atë që në çdo shoqëri demokratike individi do zotëronte.

Me Durrësin Elona kërkon realizimin e saj politik, për një qytet të zhvilluar, evropian, dhe ndarjen nga e keqja.  Ajo është nga kandidatet për deputete që mban karizmën e njeriut që i hapet dera në çdo shtëpi ku troket. E rrallë për një politikan, e medomoes të ri, të arrijë në këtë model protagonizmi duke u bërë një nga pikat kyç në LSI.

“Zgjodha të bëj një fushatë pa zhurmë, konkrete, bazuar tek nevojat dhe dëshirat e qytetarëve. Një shtrëngim duarsh, një kafe, një përqafim me njerëzit që pushteti aktual i ka gënjyer dhe shfrytëzuar. Kam dhënë fjalën time, fjalën e “LSI”-së, partisë tonë që dihet botërisht që e mban fjalën”, është shprehur Elona.

E panjohur gjerësisht, por me një tërheqje të brendshme në funksionimin e LSI, Guri është qysh në vitet e para si anëtare partie, dhe anëtare e kryesisë, e angazhuar në punët organizative brenda strukturës.

Edhe pse me këtë prezencë, modestia e Elonës lidhet natyrshëm me procesin e shkallëve, duke qenë një njohëse mjaft e mirë se si një parti e krijon suksesin dhe ja ku e kemi tani, një zë që kandidon për të përfaqësuar një zë në Parlament.

“Të bëhem pjesë e hartimit të ligjeve që integrojnë Shqipërinë në BE dhe t’i jap mundësinë shqiptarëve të rrinë në vendin e tyre, duke jetuar, punuar dhe rritur fëmijët e tyre me dinjitet. Hyrja ime në këtë garë si numri një i “Lëvizjes Socialiste për Integrim”, është besim nga partia dhe frymëzim për të punuar me zemër” – kjo dëshmon nga artikulimet e pakta në qartësi idesh, dhe qëllimesh kur një politikan vendos të ketë përgjegjësi të tjera për vendin.

Në jo pak raste Guri është një denoncuese e guximshme brenda LSI, përballë presioneve politike, vendimeve arbitrare të qeverisë aktuale mbi biznesin, deri në kërcënimin me vendet e punës etj. Aksionet politike, zgjimi i ndërgjegjes, i ndjeshmërisë së shqiptarëve përballë arrogancës politike është nga vëmendjet e vazhdueshme të Elonës duke qenë gjithnjë në realizmin e shqiptarëve patriotë, të ndershëm dhe të përparuar.

Në fakt, ka një fenomen interesant në radhët e LSI, ku gruaja është në nivelet më të larta politike dhe jo pak, në domethënie të kësaj që kjo forcë politike drejtohet po nga një grua. Ndoshta është ky model frymëzimi që e mban lart stekën e grave në politikë duke qenë nga partitë që gruan nuk e ka fasadë por një mekanizëm funksional, të fuqishëm, levë dhe motorr organizimi. Për këtë arsye fokusimi tek ky profil, si Elona Guri merr kontekste të shumëfishta në dimesionet politike dhe intelektuale.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here