“Kriminelët të rreshtuar në krah të Ramës”, Basha: Qëllimi jonë të kthejmë sundimin e ligjit dhe jo sundimin e bandave

0
110

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i ftuar në “Open”, është shprehur se duhet kthyer sundimi i loigjit dhe jo sundimi i bandave, teksa ndalet tek dështimet e qeverisë Rama.

 

Fjala e plote e Lulzim Basha:

Le te mos bëjmë avokatin e krimit, sepse na bashkon një vullnet për fëmijët tanë, për të ardhmen tonë, për të ardhmen e Shqipërisë, për të hapur ato negociata pesë prej kushteve kanë të bëjnë me sundimin e ligjit. Që të kthejmë sundimin e ligjit dhe jo sundimin e bandave. Ky është qëllimi jonë, ky është ndryshimi për të cilin i ftoj shqiptarët. Të bëjmë apologjinë e tetë viteve dështim të Edi Ramës në raport me luftën e krimit ka dështuar, në raport me luftën e varfërisë ka dështuar , në raport me luftën për shtetin e së drejtës ka dështuar dhe këto dështime dhe të tjera si këto kanë mbyllur për tetë vite me radhë rrugën e Shqipërisë drejt Europës. Edhe një fjali të lutem, kemi kriminelët të rreshtuar në krah të një kryeministri qe e ka kapur paniku, e kupton që ditën e diele do të humbë dhe kemi një popull të tërë të etur për ndryshim. Ne jemi me këtë shumicë Dhe ne do të bëjmë gjithçka që është në dorën tonë dhe të kushtetutës dhe të ligjit për të mbrojtur votën e çdo shqiptari.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here