Vrasja në Elbasan, Bushati: Po përgatitet një masakër elektorale

0
353

Analistët Andi Bushati dhe Baton Haxhiu gjatë emisionit “Shock” kanë diskutuar mbi ngjarjen e rëndë të ndodhur sot në Elbasan, ku një person mbeti i vrarë.

Për z. Haxhiu ngjarja është një vrasje me ftohtësi dhe ekzekutimin nuk e arsyeton asnjë përleshje dhe theksoi se “kushdo që ka synuar që të destabilizojë zgjedhjet ka bërë një krim tjetër”.

“Është një dhimbje e madhe që këtë herë nuk kam besuar që do të ndodhi”, shtoi z. Haxhiu.

Nga ana tjetër z. Bushati u shpreh se ngjarja “është vetëm fillimi i diçkaje që do të bëhet më e madhe”.

“Sepse kur pushteti vendos t’i grabisë zgjedhjet me dhunë incidente të tilla janë të pashmangshme”, tha ai.

Për analistin Bushati “përgjegjësi politik i vrasjes është vetëm një, Edi Rama” duke e lidhur atë me përplasjen e simpatizantëve Ditën e Verës.

“Në ngjarjen e ditës së verës viktima e sotme ka qenë një nga njerëzit që ka ushtuar dhunë në emër të Edi Ramës dhe Taulant Ballës mbi ithtarët e PD. Nëse do të kishim një polici profesionale dhe një shtet ligjor profesional, ai sot nuk do të ishte në varr por në burg. Është në varr dhe jo në burg sepse Edi Rama e donte kamikaz që të vazhdonte të punonte për të vjedhur zgjedhjet. Nëse i yshtim këta njerëz me të shkuar kriminale të vjedhin zgjedhjet në emër të pushtetit kjo që kemi parë sot do të jetë vetëm fillimi i një gjakderdhje dhe katastrofe më të madhe”, tha Andi Bushati.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here