Debate në KQZ mes kryetares dhe përfaqësuesit të PDIU-së, ndërpritet mbledhja

0
176

mbledhja me kqzMbledhja e nisur në orën 10:00 të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ka vijuar me debate të ashpra të nisura pasi përfaqësuesi ligjor i PDIU-së, Gazmend Osmani kërkoi fjalën dhe kundërshtoi vendimin e KQZ-së në lidhje me vendimin e djeshëm ku përjashtonte PDIU-në nga grupet e numërimit.

Sipas tij është e drejtë e PDIU-së të marrë pjesë në grupet e numërit dhe ka kërkuar revokimin e vendimit.

Mësohet se tonet kanë qenë të larta sa kryetarja e KQZ paralajmëroi se nëse do të vazhdonte me atë ton debatin do të thërriste dhe Security.

‘Mbaj gojën se unë lajmëroj Security dhe dal përjashta” mësohet t’i ketë thënë kryetarja e KQZ –së Lefterie Luzi përfaqësuesit të PDIU-së i cili duke përplasur  dorën në tavolinë u shpreh se nuk do vijonte mbledhja pa revokuar vendimin e djeshëm.

Më pas ka ndërprerë mbledhjen për 10 minuta.

Përfaqësuesi i PDUI-së : Para se të nisë rendi I ditës dua të parashtroj dicka në lidhje me vendimmarrjen komplet absurde që morët  dje. Do më masësh dhe kohën ti?! Për procedurë zbatoje rregullin tek vetja më pas tek unë .

Lefterie Luzi: Do më dëgjosh mua. Për cështje jashtë rendit të ditës 5 mintua

Përfaqësuesi i PDUI-së :Ka të bëjë me  vendimmarrjen alogjike, absurde që keni marrë dje. Megjithatë duke shpresuar nisur nga rasti që dje revokaut tre vendimarrje të revokoni dhe vendimarrjen e djeshme.

Përfaqësuesi I PDIU-së: Keni marrë citate ti përdorni për logjikën tuaj komplet absurde e fshatareske

Lefterie Luzi: Mbaj gojën se unë lajmëroj Security dhe dal përjashta

Përfaqësuesi i PDIU: Lajmëro kë të duash. Këtë vënd s’ma ke dhënë ti. Jam garant I një subjekti.

Lefterie Luzi: Ka kod etike që duhet ta respektosh

Përfaqësuesi I PDIU-së: Kodin e Etikës po e respektoj më shumë sesa e respektuat ju dje.

Lefterie Luzi: Këtu nuk mund të flasësh siç do ti.  Ka kod etik që duhet ta respektosh .. nuk të kam ofenduar asnjëherë

Përfaqësuesi I PDIU : Ju dje I hoqët të drejtën kushtetuese një subjekti politik

Lefterie Luzi: Ke të drejt të ankohesh në Kolegj Zgjedhor

Përfaqësuesi I PDIU: O zonja kryetare po flas unë tani jo, ju, (I bie tavolinës me dorë)

Lefterie Luzi: Të lutem lajmërnoi Security.

Përfaqësuesi i PDIU-së: Mbledhje ju nuk bëni pa vendosur në vend atë që është jo ligjore.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here