Vangjel Tavo reagon për skandalin e Kakavijës: Asnjë forcë nuk do i pengojë shtetasit shqiptarë të votojnë

0
170
Ditën e sotme, Drejtuesi politik i LSI në Qarkun e Gjirokastrës, Vangjel Tavo ka reaguar në një status në Facebook lidhur me skandalin e Policisë Kufitare në Kakavijë, e cila u kërkon shtetasve shqiptarë të cilët hyjnë nga Greqia të plotësojnë një dokument i paligjshëm mbi karantinimin që është pjesërisht vetëdeklarim e njëkohësisht pyetësor.
Tavo e ka quajtur akt të paligjshmëm dhe shqiptarë nuk do t’i pengojë asgjë që të votojnë.
“Ejani shtetas shqiptarë e votoni se askush e asgjë nuk do ju pengojë. Rilindas në ikje – Mjaft me këto lojra të ulëta dhe paligjshmëri. Po shkelni ligjin, të drejtat e njeriut, të drejtën kushtetuese të votës, dhe po diskriminoni emigrantët në Greqi dhe Maqedoninë e Veriut. Asnjë forcë nuk do i pengojë shtetasit shqiptarë të votojnë”, shkruan Tavo në reagimin e tij.
Postimi i plotë: 
SKANDAL/ Akt i paligjshëm nga Policia Kufitare në Kakavijë.
Shtetasve shqiptarë të cilët hyjnë nga Greqia u kërkohet të plotësohet ky dokument i paligjshëm mbi karantinimin që është pjesërisht vetëdeklarim e njëkohësisht pyetësor.
Ky formular është i paligjshëm pasi nuk ka asnjë vendim të marrë nga Ministria e Shëndetësisë të botuar në Fletoren Zyrtare.
Shumë shtetas e kanë plotësuar këtë dokument i cili është i paligjshëm pasi ende deri në këto momente nuk ka vendim dhe nuk ka publikim në Fletoren Zyrtare, por thjesht një rekomandim nga Komiteti Teksin i Eskpertëve i cili ligjërisht nuk është funksional.
Duke mos patur asnjë akt në fuqi shtetasit shqiptarë kanë të drejtë të shprehen kështu: Kontrollova Fletoret Zyrtare. Nuk rezulton një akt në fuqi që detyron karantinimin tim.
Po edhe nëse më vonë botohet një akt i paligjshëm, askush nuk pengon dot hyrjen në atdhe, askush nuk ju pengon dot të votoni.
Ejani shtetas shqiptarë e votoni se askush e asgjë nuk do ju pengojë.
Rilindas në ikje – Mjaft me këto lojra të ulëta dhe paligjshmëri.
Po shkelni ligjin, të drejtat e njeriut, të drejtën kushtetuese të votës, dhe po diskriminoni emigrantët në Greqi dhe Maqedoninë e Veriut.
Asnjë forcë nuk do i pengojë shtetasit shqiptarë të votojnë.
Ndaj edhe humbja juaj do jetë më e madhja në 30 vitet e fundit.
Më 25 prill “Rilindja” skadon ashtu si salca e kosit e atij që e hartoi këtë akt të paligjshëm dhe diskriminues.
Vangjel Tavo
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here