Vojo Bregu: Çdo tregues flet për një sistem arsimor në kolaps si pasojë e keqmenaxhimit të kësaj qeveri të paaftësh

0
132

Drejtuesi politik i Lëvizjes Socialiste për Integrim në Vorë, njehërësh dhe kandidat për deputet në Qarkun e Tiranës, Vojo Bregu jep alarmin e fortë se edhe Universiteti shqiptar, ashtu si shumë sektorë të tjerë të keqmenaxhuar nga qeveria “Rama”, po lëngon.

Përmes një qëndrimi të shprehur nëpërmjet rrjeteve sociale, Bregu thekson se që nga testet skandaloze të Turit të Maturës, e deri tek renditja e universitetit në nivelin e vendeve të botës së tretë, çdo tregues flet për një sistem arsimor në kolaps.

“Universiteti shqiptar, ashtu si shumë sektorë të tjerë të keqmenaxhuar, po lëngon. Që nga testet skandaloze të Turit të Maturës, e deri tek renditja e universitetit në nivelin e vendeve të botës së tretë, çdo tregues flet për një sistem arsimor në kolaps.

Kjo ndihet fort tek të rinjtë, të cilët me protesten e studentëve kundër vjedhjes me tarifë, konvikteve të mjerueshme apo sistemit të plagjiaturave, folën qartë dhe me zë të lartë duke kërkuar ndryshimin. Ndryshim që duhet të vijë sot, jo pas 10 viteve si një mirazh i premtimeve elektorale.

LSI ka një plan konkret për rininë dhe universitetin. Me taksën e së ardhmes prej 1% e cila do merret nga më të pasurit, LSI synon të financojë kërkimin shkencor, kushte dinjitoze të studimit, lidhje e shkollës me tregun e punës për t’i dhënë vlerë diplomës.

Shqipëria është shtëpia jonë e përbashkët, mirëpo kjo shtëpi ka nevojë të lërë pas të kaluarën dhe të ecë me hap të shpejtë drejt shkencës, teknologjisë, punësimit”, deklaron kandidati i LSI-së për deputet në Qarkun e Tiranës, Vojo Bregu.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here