Një i moshuar u arrestua ditën e djeshme në Tiranë nga Policia, pasi lëvizte me një sëpatë në dorë nëpër rrugë dhe kërcënonte qytetaret.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Vaçe Zela”.
Menjëherë Policia mbërriti në vendngjarje dhe e vuri në pranga 61-vjeçarin Maks Dajçi. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua edhe një sëpatë.