Për qytetarët shqiptarë përdorimi i të dhënave personale nga një parti politike për vota, cilësohet si diçka e papranueshme.
86% e të anketuarve janë shprehur se një veprim i tillë është i papranueshëm.
Ndërkohë që 10.1% janë shprehur se është diçka e pranueshme.
Vetëm 3.9% janë shprehur se nuk e dinë.
Ndërkohë, në ndarje partiake, rezulton se nga ata që e cilësojnë si të papranueshëm një veprim të tillë, 72% janë socialistë, 96.7% demokratë dhe 97.3% nga LSI, si dhe 85.1% nga partitë e tjera.