Shehi “shpërthen” ndaj koncesioneve: Të bllokojmë kontratat! Ata që shpërndajnë paret vjedhin me ligj!

0
133

Deputeti opozitar Dashamir Shehi ka lëshuar një lumë me kritika në drejtim të qeverisë së kaluar dhe kësaj aktuale sa i takon kontratave të koncesioneve.

Nga Komisioni i Ekonomisë, Shehi e nisi që nga Rapiskani, që e cilësoi një skandal duke fajësuar qeverinë e para 2013-ës dhe maxhorancën e sotme. Ai propozoi që të bllokohen këto kontrata dhe mos të jepen më në një kohë kur këto procedura nuk aplikohen nga BE.

“Po ju them disa komisione, Rapiskani, që s’kishte as Rapi as Skani. U shit për 500 mijë lekë. Është turp i madh për qeverinë. Ato kamionët që kalojnë me drogë, nga Rapiskani kalojnë. Kjo se zhvesh nga përgjegjësia këtë qeveri dhe atë qeveri që ka qenë 1 vit më parë në 2013. Nëse kishte vagabondë në atë qeveri më parë, që besoj se ka pasur, ju duhet ta kishit rregulluar këtë gjë. Kjo linjë është koncensionarëve ka qenë dhe më parë, por është amplifikuar. Rapiskani kishte një gjë të çuditshme, që ia kishin varur në shpinë biznesmenë, dhe jo shtetit. Ndërsa me këto kontrata paguan shteti. Do e ktheja dhe një herë atë Rapiskanin, do paguaja parët për policinë. Nëse si paguajnë vetë, paguan droga. Këto vite ka pasur shumë koncesione të çuditshme, sa që nuk i justifikojmë dot. Çdo kontratë koncensionare, megjithëse kemi bërë një ligj, mund të bëjmë dhe propozimet e zonjës Tabaku, duhet të jetë përgjegjësi kolektive. Ne ngremë duart kundër ju pro në Kuvend. Bëhet kontratë parlamenti dhe sado i mençur te jetë ky institucion, s’ka aftësi. Edhe me dash të hetojmë ne nesër, s’ka ça bëjmë

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here