Krerët e klerit: Mos e shisni votën!

0
106

Shitblerja e votës vijon të mbetet një nga fenomenet më shqetësuese të proceseve zgjedhore në Shqipëri. Në emisionin Përballë të gazetarit Lutfi Dervishi, krerët e klerit ripërsëritën apelin ndaj qytetarëve për të mos e shitur votën. Myftiu i Tiranës Lauren Luli tha se shitblerja e votës është një problematikë e kahershme.

“Ne jemi vazhdimisht në kontakt me besimtarët dhe ky duket një shqetësim që është gjithmonë i pranishëm sa herë që ne kemi momente të tilla, pra momente zgjedhjesh. Si për zgjedhjen e kryetarëve të bashkisë, si për zgjedhjet parlamentare. Shitja e votës është nëpërkëmbje e dinjitetit të njeriut.”- tha Luli në Përballë.

Edhe sekretari i përgjithshëm i Konferencës Ipeshkvnore Dom Gjergj Meta apeloi qytetarët të votojnë kandidatët që ata mendojnë se e meritojnë vendin në parlament.

“Mos e shisni votën, por të votojë atë që mendon se mund ta përfaqësojë në parlament. I bëjmë apel ndërgjegjeve, por është në dorën e njerëzve që do të bëjnë zgjedhjen në 25 prill. E shohim si një fenomen shumë shqetësues shitblerjen e votës. Është një përfitim me varfërinë e njerëzve, jo vetëm me varfërinë por edhe me mosbesimin e tyre se diçka mund të ndryshojë në 4 vjet.” – tha Dom Gjergj Meta në Përballë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here