Kejvina Kthella s’i reziston trendit të VIP-ave, provokon nga Dubai

0
491

As Kejvina Kthella nuk i ka rezistuar Dubait, që është kthyer në një trend të pandemisë. Qyteti mbresëlënës në Emiratet e Bashkuara Arabe është kthyer në një sensacion gjatë kësaj periudhe për personazhet e famshëm dhe duket se këtij trendi nuk i ka shpëtuar as modelja bukuroshe.

Kejvina ka udhëtuar drejt vendit magjik për të shijuar ditët e nxehta, nga ku nuk ka nguruar të ndajë me ndjekësit dhe disa foto mjaft provokative. Fotot me bikini janë realizuar para ndërtesës simbol të qytetit, Burj Al Arab, të cilat kanë tërhequr vëmendjen e ndjekësve por jo vetëm.

Ka qenë Tayna e cila i ka komentuar duke shkruar: “Dmth ti je atraksioni aty jo ajo mbrapa.” Kejvina dhe reperja nga Kosova ruajnë një raport të mirë me njëra-tjetrën, madje modelja ka qenë dhe pjesë e klipit të një prej këngëve të saj.

 

/abcnews.al

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here