“Farsë e farsës!” Fuga: Kryetar akademie kandidon pa rivalë, do të zgjidhet një kryetar partie!

0
109

Nga Artan Fuga:

Shihni se çfarë reforme kanë bërë në Akademinë e Shkencave!!!

Farsë e farsës!

Kryetar akademie kandidon pa rivalë dhe do të zgjidhet një kryetar partie !

Kur ligji: Neni 6 fraksion 1 shprehet :

“Statusi i anëtarit të rregull (të Akademisë. shën imi) dhe i çdo funksioni drejtues të lidhur me këto funksione përfundon kur anëtari …

c) Zgjidhet ose emërohet në funksione drejtuese në parti politike apo organe kushtetuese.”

Po kështu për nënkryetar të akademisë të shkencave kandidon pa rivalë sekretari shkencor aktual i Akademisë të Shkencave.

Për sekretar shkencor kandidon pa rivalë anëtari i këshillit ekzekutiv aktual dhe kryetar aktual i seksionit të shkencave natyrore të akademisë.

Shihni pra sesi sipas reformës sekretari bëhet kryetar, kryetari bëhet sekretar, madje edhe kryetari bëhet kryetar, në një rrotullim prej vitesh e vitesh i njejti.

Ngjitur pas kolltuqeve dhe nuk shqiten prej andej.

Ja ky është reformimi!

Madje janë po këta që mbajnë përgjegjësinë për degradimin e akademisë të shkencave sepse kanë qenë edhe në këshillin ekzekutiv, edhe në këshillin botues, edhe në tendera, gjithandej!

Këta e degraduan akademinë e shkencave, këta bënë gjoja reformimin farsë të akademisë të shkencave, këta marin përsëri drejtimin e akademisë të shkencave!!!

Kjo është farsa që deputetët me në krye qytetaren deputete Englantina Gjermeni dëshirojnë të na e shesin si reformim. Të na hedhin hi syve, të na ngopin me sapun duke na e shitur për djathë!

A ka më sedër në këtë vend se ligj nuk paska !

Këta nuk marrin vetëm popullin për budalla, këta marrin edhe komunitetin e universitarëve, intelektualët, për budallenj!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here