Rilindja mbyll stadiumet për tifozët dhe i mbush plot me militantë administrate

0
95

Tifozët e klubeve shqitare të futbollit dhe Kombëtares kanë më shumë se një vit që nuk ndjekin skuadren e zemrës në shkallët e stadimit për shkakun e masave kundër Covid-19.

Në fund të muajit Mars, Kombëtarja Shqiptare e Futbollit do të luante një ndër ndeshjet më të rëndësishme në vitet e fundit, atë përballë Anglisë, ku prania e tifozëve për kombëtaen duhet të ishte në shkallët e stadiumit “Arena Kombëtare”, por që nuk u lejuan.

Fedeata Shqiptare e Futbollit dhe tifogrupi Tifozat Kuqezi i bënë kërkesë Qeverisë shqiptare për lejimin e tifozëve në stadium me kapacitet të reduktuar prej 30% të tij, dhe me respektimin e të gjithë masave anti-kovid. Kërkesa mori një përgjigje negative, me preteksin e përhapjes së Covid.

Ditën e sotme PS-ja me në krye Ramën përdorën stadiumin e Korcës për të bërë mitingun e radhës elektoral, ku të pranishmit ishin masivisht.

Sipas llogjikës Rilindase nëse je tifoz futbolli je i rrezikuar nga Covid-19 dhe nëse je militant i partisë në pushtet ke imunitetin e tufës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here