Përdorimi i të dhënave personale në databazën e PS-së, Meta akuza të rënda: Keqpërdoren nga mafia ndërkombëtare…

0
71

Meta: Edi Rama me çfarë të drejte diskriminon shqiptarët nga raca, feja, bindja politike, apo kë kanë prind, duke i vendosur në bazën e të dhënave këto specifikime.

Edi Rama kush do mbajë përgjegjësi nëse të dhënat keqpërdoren nga mafia ndërkombëtare. Dje ju dhash të dhënna me atë që kishte ndodhur në Bashkinë e Pustecit dhe në Maqedoni.

A beson ti Edi Rama se duke publikuar të dhëna të drejtuesve të gjyqësorit, të personave të rëndësishëm për sigurinë kombëtare, mund t’i bësh ata vulnerabël duke ndihmuar agjenturat e huaja që janë shumë aktive në Shqipëri, veçanërisht në kohë fushatë.

Ndaj i kërkoj prokurorisë  të nis menjëherë hetimet. U drejtohem prokurorëve. Ju duhet të merrni në pyetje të gjithë patronazhistët tuaj që ju survejojnë. Të drejtat dhe interesat e shqiptarëve janë në një rrezik madhor, sidomos vota dhe zgjedhjet e 25 Prillit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here